“Klubi letrar AAB” u krijua sot në Kolegjin AAB, i cili ka për qëllim nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete letrare dhe gjithashtu krijon mundësi për promovimin e talentëve të rinjë që e duan librin.
Në këtë aktivitet, u zgjodh këshilli iniciues i përbërë prej shtatë personave, i cili do të organizojë debate dhe orë letrare në Kolegjin AAB.
Në këtë rast, poeti i njohur, Lulzim Tafa dhe njëherësh Rektor në Kolegjin AAB, në fjalën e tij u shpreh se kjo iniciativë është mjaft e rëndësishme për të gjithë ata që e duan librin.
“ Ideja është që për çdo muaj t’a kemi këtë iniciativë bashkë me studentët tanë, ku ne do të organizojmë edhe takime me shkrimtarë, poet, shqiptarë dhe të huaj, pra të fushës së letërsisë”, u shpreh poeti i njohur Tafa.
Kujtojmë se Kolegji AAB gjithashtu ka edhe klubin e debateve dhe gjithmonë është iniciator dhe përkrahës për këso aktivitetesh./GazetaKNN/