Arsim & Kulturë

Në Kolegjin AAB shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës

Në diskutimin live të rradhës me studentët e Kolegjit AAB, u shënua Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Për të diskutuar për këtë, të ftuar ishin, Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Bujar Demjaha dhe drejtori i organizatës “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj.

Me këtë rast, Rektori Demjaha përshëndeti iniciativën për të shënuar 50 vjetorin e Ditën e Tokës, duke theksuar se dita e tokës nuk është vetëm sot, është cdo ditë dhe në këtë ditë bëhen më shumë organizime për të shtuar vetëdijsimin për ruajtjen e ambientit. Ndër të tjera, Rektori theksoi se sëpari duhet të fillojmë prej vetvetes që pastaj të rrezatojmë tek gjeneratat e reja, tek fëmijët.

“Problemi i ruajtjes së rruzullit tokësor është problem që ka marrë një dimension tjetër, një dimension që kudo që e hapim tv-në, e shohim këtë problem. Në kohën e pandemisë, tash edhe më shumë i kemi hapur sytë dhe veshët që të i vetëdijsojmë se sa me rëndësi është mjedisi ku jetojmë”, theksoi Rektori Demjaha.

Ndërsa, Drejtori i Organizatës, “Let’s Do It Kosova”, Luan Hasanaj përmendi shumë aktivitete që planifikojnë të i realizojnë në të ardhmen, por fushata që e kanë realizuar në këtë kohë për nderë të Ditës së Tokës, është pastrimi digjital, pra, pastrimi nga “mbeturinat”, që gjenden në paijset tona dhe janë të panevojshme.

“Ne kemi filluar me një fushatë që i kemi trajtuar mbetjet virtuale, digjitale dhe i kemi ftuar të gjithë që sot gjatë tërë ditës të shlyejnë të gjitha e-mailat e panevojshme, fotografitë e tepërta në telefon, aplikacionet, të merremi shumë me këtë sepse të dhënat që organizata i ka siguruar tregojnë që të gjitha këto kanë një ndikim kogja të keq në mjedisin jetësor”, theksoi z.Hasanaj.

Tutje, në këtë diskutim live me studentët e AAB-së, u tha se duhet të ngritet vetëdijësimi dhe përgjegjësia për ruajtjen e ambientit dhe kërkohet që të ketë më shumë përkushtim dhe kujdes për një mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm.

Vlen të theksohet se Kolegji AAB gjithmonë përkujdeset që të organizojë aktivitete në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës./GazetaKNN/