Në shënim të 31 tetorit- Ditës Botërore të Qyteteve, Klubi i Debatit i Fakultetit të Administratës Publike organizoi aktivitet me prezantimin e shtatë qyteteve të Kosovës.
Dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Petrit Bushi, shtoi se ky aktivitet është i një rëndësie të veçantë pasi që studentët e Klubit të Debatit do të prezantojnë vlerat që kanë qytetet e Kosovës.
“Memoria e një kombi janë vlera që ka ky komb, vlerat historike, vlera kulturore, vlera arkeologjike dhe vlerat turistike të vendit tonë do të prezantohen nga studentët e Klubit të Debatit të Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB”, u shpreh Petrit Bushi.
Tutje, Dekani Petrit Bushi shtoi se Klubi i debatit të Fakultetit të Administratës Publike organizon 30 aktivitete dhe ky është aktiviteti i tetë me rradhë, kjo për shkak se jemi në prag të ditës botërore të qyteteve.
Në këtë aktivitet, nën moton “Pse duhet vizituar ky qytet” u mbajtën prezantime për shtatë qytete të Kosovës, kështu duke shpalosur informata të detajizuara për historinë, arkitekturën, kulturën, traditat dhe turizmin e shtatë qyteteve, si: Prishtina, Prizreni, Mitrovicës, Gjilanit, Vushtrria, Rahovecit dhe Pejës.
Kujtojmë se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 31 tetorin si Ditën Botërore të Qyteteve./GazetaKNN/