Në Klinë sot është mbajtur debat me qytetarë për harta zonale të Komunës së Klinës.
Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor e bënë autoriteti përgjegjës komunal për planifikim dhe menaxhim hapësinor.
Në kuadër të kësaj përgjegjësie komuna është hartuese e Hartës Zonale Komunale. Me anë të konkursit të projektimit është zgjedhur Kompania Projektuese “ INSI” nga Prishtina për përgatitje profesionale të kësaj harte.
Brenda 12 muajve, qytetarët, OJQ-të, ekspertet dhe mekanizmat tjerë, ftohen që me propozime, sugjerime dhe komente të behën pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti.
Harta Zonale e Komunës është një dokument multi-sektorial që përmes grafikonave, fotografive, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit, të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Komunës, për një periudhe së paku tetëvjeçare.
Planifikohet të mbahet nga një debat publik në secilën fazë të procesit. Harta Zonale e Komunës bazohet në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës.
Baki Gashi, drejtor i Urbanizmit, ka ftuar qytetarët, OJQ-të dhe grupet tjera të japin kontributin e tyre pasi që kanë të bëjnë me një dokument me rëndësi.