Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 48 raste të reja me Covid-19 në vend.
Sipas njoftimit, Prishtina ka regjistruar më së shumëti raste në 24 orët e fundit.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 10 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti”, thuhet në njoftijmin e IKSHPK-së.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 pacientë ndërsa janë shëruar 142 të tjerë.