Aktuale

Në këto komuna janë raportuar 34 rastet e reja me Covid-19

Tre të vdekur dhe 34 raste të reja me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN