Bora ka mbuluar disa vende, sidomos ato malore. Ashtu siç kishin parashikuar meteorologët, nga java e kaluar disa vende janë mbuluar me borë në Zvicër.
Sidomos në vendet malore ka rënë borë më shumë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në fshatin Simplon ka rënë rreth një metër borë, derisa edhe në Bosco Gurin ka rënë borë një metër.
Shumë vende janë mbuluar nga bora, që pritet të bie edhe në vendet tjera në Zvicër.
