Aktuale

Në këtë qytet shqiptar mbrëmë u teprua me pijen- Qindra persona përfunduan në spital

Festat e fundvitit shquhen shpesh për teprim me pijet dhe me sa duket këtë vit rekordin e mban qyteti i Fierit.

100 fierakë, kryesish mosha të reja janë paraqitur në spitalin e Fierit orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të dehur dhe me simptoma të intoksikacioni.

Mund të merret lehtë me mend se ndërrimi i viteve nuk është festuar vetëm më pije apo fishekzjarre.

Gjithsesi, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm shumë nga të rinjtë kanë dalë nga spitali në drejtim të shtëpisë së tyre.