Aktuale

Në këtë pjesë të Prishtinës nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KOSTT bën të ditur se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 03 Tetor 2019, nga ora 00:00 deri në 01:30 (pas mesnate) do të bëhet shkyçja e NS 35/10kV Prishtina 3.

Sipas KOSTT shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet përfundimtare për energjizimin e nënstacionit të ri NS 110/10 (20)kV Prishtina 6 (Dardania).

Gjatë kohës së lartë cekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 15MW)

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)./FaktePlus/