Aktuale

Në këtë orë nis takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit e Listës Serbe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në orën 11:00 në Beogradme krerët politikë të serbëve nga veriu i Kosovës dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Kështu i kanë thënë Tanjugut në kabinetin e presidentit serb, transmeton Klan Kosova.Tema e bisedimeve pritet të jetë situata pas arrestimit të djeshëm të drejtorit të të ashtuqujturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq si dhe vendimi nëse përfaqësuesit e Listës Serbe do të qëndrojnë në qeverinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Marko Gjuriq u arrestua pasditen e së hënën në Mitrovicën Veriore pasiqë nuk respektoi ndalesën e autoriteteve kosovare për të mos hyrë në Kosovë.