Shëndetësi

Në këtë mënyrë parandaloni kërpudhat e thonjve

Kërpudhat e thonjve, infeksionet dhe aroma e pakëndshme e këmbëve mund të trajtohen nëpërmjet disa metodave të cilat po ua paraqesim më poshtë.

Preni thonjtë rregullisht në mënyrë që të mos lejoni papastërtitë të futen brenda thonjve si dhe të formohen kërpudhat.

Mbathni këpucët e duhura. Nëse ju mbathni këpucë të cilat janë më të vogla se numri juaj real, mund të fitoni infeksione të ndryshme që çojnë edhe tek aroma e pakëndshme e këmbëve, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, mos mbathni këpucë të cilat janë të djersitura ngaqë i keni mbathur një ditë më parë. Nëse nuk mund ti pastroni, bëni mirë që ti flakni tutje.

Zhysni këmbët në ujë të ngrohtë dhe kripë në mënyrë që të largoni qelizat e vdekura nga lëkura e këmbëve./Indeksonline/