Afrona Dika është ndër nuset më të komentuara të estradës, e cila ndiqet për çdo lëvizje të saj, shkruan Gazeta Blic.Ajo u bë e njohur qysh nga lidhja e saj me artistin e njohur Blero, ku u përfol gjatë për lidhjen ndërmjet tyre.
Ata janë ndër çiftet më simpatike të estradës, të cilët duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, e padyshim që këtë e shohim me anë të fotografive të publikuara.Por ajo që na bie në sy janë fotografitë e vjetra të Afronës ku ndoshta Blero nuk do e njohë të dashurën aktuale me transformimet që ka bërë. Më poshtë “Gazeta Blic”, ju sjellë disa imazhe të rralla të saj.
Kujtojmë se çifti janë duke kaluar momente të bukura së bashku e që pothuajse në çdo vend janë parë afër njëri-tjetrit. Këngëtari Blero është mjaft i suksesshëm dhe është i njohur për baladat e tij. /GazetaBlic./