Aktuale

Në katër qytete, arrestohen tetë dyshuar për prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona si të dyshuar për prostitucion.

Aksioni është ndërmarrë në katër qytete, në Vushtrri, Prishtinë, Obiliq, Lipjan ku të arrestuarit dyshohet se gjatë muajve prill-korrik janë implikuar në veprën e prostitucionit.

Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/