Arsim & Kulturë

Në Kanë është shfaqur filmi shqiptar “Kultivuesi i duhanit”

Në festivalin e filmit në Kanë është shfaqur filmi i metrazhit të shkurtë , “Kultivuesi i duhanit” nga regjisorja Shqipe N. Duka.

“Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të këtij filmi. Na presin edhe shumë festivale të tjera. Është më tepër argëtim të jesh pjesë e Cannes court metrage, thjeshtë je në rreshtin e parë për të përcjellë ngjarjet më të fundit në botën e filmit. Prej këtu vazhdojmë me punën rreth filmit tonë të ri”, ka thënë regjisorja e filmit për portalb.mk

“Kultivuesi i duhanit” është prodhim i “Films N Roses” nga Maqedonia dhe “Dukaland” nga Holanda. Në rolin kryesor luan aktori, Sefedin Nuredini dhe krah tij Vildan Maksuti, Mentor Nuredini dhe Hana Zekiri. Producent i filmit është Ejup Duka.

Mbrëmë është mbyllur ceremonia e Festivalit të filmit në Kanë./Gazeta Express/

Leave a Reply