Aktuale

Në Kaçanik do të ndërtohet një objekt i banimit social

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e objektit për banim social në Kaçanik.

Ky është një investim në shumë prej 300,000.00 €, dhe financohet nga MPMS-ja. Realizimi i këtij projekti do të fillojë sapo Komuna e Kaçanikut, t’i përfundojë procedurat tenderuese.

Abrashi u zotua se MPMS-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte tjera për Komunën e Kaçanikut, të cilat do të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale në këtë komunë.

Kryetari i komunës se Kaçanikut, Besim Ilazi ka falënderuar ministrin Abrashi, për projektin, duke e cilësuar si një nga investimet më të qëlluara në këtë komunë, duke premtuar se komuna do të ofrojë partneritet dhe bashkëpunim të sinqertë në realizimin e këtij projekti./KosovaPress/