Ekonomi

Në Junik u përurua fabrika German Plast

Është bërë përurimi i fabrikës German Plast, në Junik, i cili është një investim i madhë i ardhur nga diaspora.

Me këtë rast investitori, Agron Krasniqi tha se edhe pse jeton në Gjermani për asnjë moment nuk e ka harruar obligimin që ka ndaj vendit dhe këtë po e bënë përmes investimit të tij.

Po ashtu, ai tha se kanë siguruar teknologjinë më të re që gjendet në treg për të sjellë një produkt të kualitetit të lartë, të krahasueshëm me vendet evropiane.

Investitori, Agron Krasniqi, në hapjen ceremoniale të German Plast, tha se përveç investimeve në teknologji, kanë investuar edhe në trajnimin e stafit vendor.

German Plast është kompani gjermano-kosovare për prodhimin e tubave të ujësjellësit. E themeluar si rezultat i një investimi gjerman, përkrahur nga banka gjermane për zhvillim KfW, kompania German Plast filloj operimin në vitin 2015 me qendër në Junik. Kompania ofron produktet të një kualiteti të lartë për tregun vendor dhe ndërkombëtar, me makineri të teknologjisë së fundit. /KosovaPress/