Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se në luftën e brendshme në Jemen, e cila vazhdon që prej 2 vitesh, janë përdorur si “luftëtarë” 1.476 fëmijë si dhe 1.490 fëmijë të tjera kanë humbur jetën në konflikt.
Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Ravina Shamdasani, në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, ka theksuar se kanë marrë denoncime të panumërta se komitetet popullore të lidhura me Husitë në Jemen kanë përdorur shumë fëmijë në konfliktet e armatosura.
Duke vënë në dukje se kanë marrë informacione të reja, që javën e kaluar fëmijët janë marrë jashtë dëshirës së familjeve të tyre. Shamdasani tha se fëmijët përfshihen në luftë, pasi mashtrohen nga premtimet për shumat monetare ose nga ai i statusit social.
Duke paralajmëruar se dërgimi në konflikte i fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, mund të përbëjë krim lufte.
Gjithashtu edhe zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac në një deklaratë ka theksuar se në Jemen që nga fillimi i luftës e deri tani kanë humbur jetën 1.490 fëmijë si dhe miliona fëmijë të tjerë ndodhen nën kërcënimin e urisë.
Sipas të dhënave të OKB-së për shkak të luftës së brendshme në Jemen nga periudha mars 2015 – shkurt 2017, kanë humbur jetën 4.667 civilë si dhe janë plagosur 8.180 të tjerë.