Aktuale

Në Istog përmbyset rezultati, fiton Dreshaj

Në Komunën e Istogut është përmbysur rezultati pas numërimit të votave me kusht dhe atyre me postë.

Nga votat e numëruara Gani Dreshaj i AAK-së ka marrë 1424 vota, ndërsa Haki Rugova i LDK-së vetëm 97 vota.

Në rezultatet e votave të rregullta të numëruara më 19 nëntor, Haki Rugova ka qenë në avantazh me 671 vota ndaj Dreshajt.