Aktuale

Në Istog, lulëzon kanabisi

Njësiti i Antidrogës në Policinë e Kosovës, ka gjetur 96 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në një pyll të fshatit Kaliqan të komunës së Istogut, shkruan Gazeta Express.

Policia i ka shkatërruar të gjitha bimët në vendngjarje.

Nuk raportohet për të dyshuar ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.