Aktuale

Në Infektivë janë 12 persona me koronavirus, 2 në gjendje të rëndë

Dy pacientë në të 70’at e tyre të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore në mjekim intensiv në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë kumtoi 10 raste të reja me covid-19, prej tyre katër vetëm në Vushtri.

Katër rastet e mbrëmshme me koronavirus në këtë komunë janë familjarë të dy personave të cilët ditë më parë kishin ardhur nga Suedia e të cilët për shkak të moshës së shtyrë nuk ishin futur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Gjendja e tyre është stabile, pohojnë në Drejtorinë e Shëndetësisë në këtë komunë, raporton rtv21.

Në Klinikën Infektive japin shenja për rritje të numrit të të infektuarve nga covid-19. Theksojnë nevojën për zbatim të mëtejshëm të masave mbrojtëse.

Sipas të dhënave të IKSHPK’së ishin 955 persona të infektuar me covid-19. 691 të shëruar dhe 29 raste të vdekjeve.