Aktuale

Në Gjakovë hajnat vjedhin ari, telefona dhe TV

Në një shtëpi në Gjakovë gjatë ditës së djeshme hajnat kanë kryer një vjedhje të rëndë. Siç ka bërë me dije Policia e Kosovës, në këtë shtëpi, hajnat kanë hyrë për dritare dhe kanë vjedhur 2 TV të tipit “Samsung” vlera e tyre ishte e konsiderueshme 2 zinxhirë ari, 2 telefona dhe një motor sharrë të tipit STHIL.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka deklaruar se mbikëqyrë shtëpitë e vëllezërve të saj, shtëpi me dy hyrje, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe kishte vërejtur se persona të dyshimtë kishin depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë duke i thyer dritaret dhe kishin vjedhur: 2 (dy) TV të tipit “Samsung” vlera e tyre ishte e konsiderueshme 2 (dy) zinxhirë ari, 2 (dy) telefona dhe një motor sharrë të tipit STHIL”, thuhet në raportin e policisë.