Këtë të martë, në raportin e Policisë së Kosovës, konkretisht nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, pati raste nga më të ndryshmet.
Aty, në datën 23 thuhet se ndodhën grabitje, vdekje të dyshimta, narkotik e kanosje.
Ndërsa, mes tyre është edhe një rast jo fort i zakonshëm.
Në Fushë Kosovë, në ora 15 e 45 të datës 23 dhjetor, një femër kishte raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishin me shokun e saj, ky i fundit e kishte goditur me thikë.
“Fushë Kosovë 23.12.2019, 15:45. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishin me shokun e saj të dyshuarin mashkull/K Shqiptar i njëjti e kishte goditur me një mjet të mprehtë (thikë) duke i shkaktuar lëndime trupore. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e Policisë.