E ftuar në emisionin ‘Xing’ me Ermal Mamaqin, këngëtarja Elvana Gjata nuk mund t’i shpëtonte një pyetje lidhur me bashkëpuntorin e saj Flori Mumajesi.
Në episiodin e realizuar në apartamentin e saj Elvana pohoi se për Florin ndjen vetëm mirënjohje.
‘Gjithë çfarë ndjej është vetëm mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë deri në fund të jetës sime.”ka thënë Elvana për Florin.
Marrëdhënia e tyre e ngushtë u shkëput dy vite më parë kur Elvana filloi rrugëtimin e saj jashtë vendit.