Rajon & Botë

Më në fund edhe sauditet lejohen të shkojnë në stadiume

Vitin e ardhshëm, gratë në Arabinë Saudite do të jenë në gjendje të shkojnë në stadiume për të ndjekur ngjarjet sportive, njoftoi shefi i Autoritetit të Përgjithshëm saudit të Sportit, Turki Al Asheikh.

”Ne do të fillojmë ristrukturimin e stadiumeve kryesore të Riadit, Dammanit dhe Xhedahut në mënyrë që ata të kenë mundësi të mirëpresin këdo duke filluar nga 2018-a”, tha Al Asheikh.

Reforma do të hyjë në fuqi në tre qytetet e para të mbretërisë, në Riad, Xhedah dhe Daman.

Kjo është një tjetër arritje e rëndësishme për gratë saudite pasi muajin e kaluar, Riadi urdhëroi që të lejohet që gratë të marrin edhe patentë.

Trashëgimtari i fronit, princi Mohammed bin Salman, është kreu i një procesi të madh të rinovimit të vendit të tij në frontin social dhe ekonomik, i quajtur Vizion 2030.

Gjatë një fjalimi ai siguroi se regjimi saudit dëshironte të promovonte Islamin e moderuar.