Aktuale

Kadri Veseli e përshëndet Kryeministrin Ramush Haradinaj!

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka marrë pjesë në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanic të Komunës së Gjakovës ku u përkujtuan 33 dëshmorët e rënë.

Ai ka shfrytëzuar këtë memorial që ta përdorë për fushatë zgjedhore ku mes të tjera përshëndeti siç tha ai nipin e shqiponjës kryeministri e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me vjen mire qe është këtu dhe e përshëndesë atë që është nip i Shqiponjës, kryeministrin Ramush Haradinaj”, ka thënë Veseli.

Në këtë memorial e pranishme ishte edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, e cila koalicion parazgjedhor është futur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.