Temperaturat e ulëta deri në -25 gradë Celsius që po mbretërojnë në vendin tonë dhe të reshurat e ditëve të fundit, kanë shkaktar jo pak probleme për qytetarët.
Ndonëse kompanitë e angazhuara për pastrim rrugësh janë marrë kryesisht me rrugët e qyteteve, e në disa vende as në to, fshatrat vazhdojnë të përjetojnë më së rëndi këtë situatë.
Rasti i fundit vjen nga fshati Zhazhë i Komunës së Zveçanit, ku banorët thonë të jenë ngujuar tërësisht nga bora.
“Këto janë disa fotografi nga fshati Zhazhë, Komuna e Zveçanit, ku mund të shihni gjendjen momentale në rrugët e fshatit. Ky fshat është totalisht i bllokuar nga bora e madhe”, ka thënë një lexues i Koha.net.
Ai tregon se edhe kamionët për pastrim kanë ngecur si pasojë e trashësisë së borës.
