Rajon & Botë

Në Francë vazhdon të bjerë numri i rasteve të rënda të të infektuarve me Covid-19

Numri i pacientëve me koronavirus që ndodhen në repartet e kujdesit intenziv në Francë po vazhdon të shënojë rënie. Gjatë 24 orëve të kaluara, kjo shifër është zvogëluar për 36 persona, njoftuan autoritetet franceze.

Deri më tani, në këtë repart të spitaleve të Francës kanë qenë të shtrirë 5,600 persona, të cilët kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në spitale ra në 17,178, 205 më pak se një ditë më parë.

Autoritetet franceze pritet ta publikojnë numrin e ri të viktimave të hënën e 25 majit, sepse gjatë kësaj fundjave nuk punohet.

Sidoqoftë, të premten u shënuan 74 vdekje dhe shifra e viktimave shkoi në 28,289. Në këtë shifër nuk janë përfshirë rastet që kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve.