ShowBiz

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Adelina Tahiri pozon e zhveshur në pjesën e sipërme

Lajmi për shtatzëninë e saj pak ditë pas martesës kishte bërë bujë në shtypin rozë.

Adelina Tahiri kohë pas kohe sjell imazhe të reja, në të cilat nuk ngurron fare ta ekspozojë barkun e fryrë, shkruan lajmi.net.

Madje, së fundi ajo ka realizuar një fotosesion me barkun jashtë, imazhe në të cilat vjen tejet sensuale.

Në një foto që ndau me ndjekësit në rrjete sociale Adelina shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa gjoksin e mbulon me duar.

Sa i përket jetës profesionale, Adelina ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe është përkushtuar rreth familjes. /Lajmi.net/