Sot pritet që të nisin takimet mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
I pari i delegacionit kosovar në këtë takim do të jetë kryeministrit Hoti, teksa me vete ai ka edhe shtatë zyrtarë të tjerë të qeverisë, shkruan lajmi.net.
E Hoti para nisjes së takimeve në Uashington ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Rugova në fotografinë e postuar nga Hoti shihet teksa qëndron afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington.