Aktuale

Në ditën e parë si kryeministër, Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Hoti para medieve tha se kanë ardhur të nderojnë themeluesin e shtetit të Kosovës derisa ka thënë se do të vazhdojnë për nderime edhe te kompleksi memorial Adem Jashari.

Hoti nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve.

“Sot e kemi nisur punën si Qeveri e re e Kosovës, me mbledhjen e qeverisë dhe pastaj po vazhdojmë me nderime që i shprehim si kabinet qeveritar”.

“Më pastaj do të shkojmë në Prekaz për të nderuar heronjtë e familjes Jashari”,

the authorGazetaKNN