Fun

Ne ditën e dasmës shoqërohet nga personi që vrau babain e saj (Foto)

Dhjetë vite pasi babai i saj u vra në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vajzë ka përjetuar emocione të forta kur personi që kishte marrë zemrën e njeriut më të shtrenjtë të saj, e ka shoqëruar në altar gjatë kurorëzimit të martesës.

Jeni Stepien është njohur drejtpërdrejt me Arthur Tomas vetëm pak momente para martesës së saj, por rrahjet e zemrës së tij, ajo i ka njohur përgjatë gjithë jetës së saj.

Tomas udhëtoi nga New Jersey për në Pittsburg, në mënyrë që Stepien të mund të dëgjonte sërish rrahjet e zemrës më të dashura për të, në mënyrë që të kishte një pjesë të babait, Michael në ditën më të rëndësishme për të.

Michael Stepien ishte vrarë në vitin 2006, ndërsa Thoms kishte pritur për 16 vite për një zemër.

Vajza tha se familja e saj dhe Thomas, kanë mbajtur kontakte me njëri tjetrin nëpërmjet letrave dhe telefonit  për dhjetë vite me radhë.