Aktuale

Në Dhomën e Posaçme 21 204 lëndë të pazgjidhura, shkak numri i vogël i gjyqtarëve

Në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme aktualisht ndodhen 21 204 lëndë të pazgjidhura. Ky numër kaq i madh i lëndëve ka shqetësuar kryetarin e BSPK-së Haxhi Arifin.

Ai ditë më parë ka thënë për Ekonomia Online se nga mos shqyrtimi me kohë i ankesave në Dhomën e Posaçme po vdesin shumë punëtorë pa arritur që ta marrin 20 përqindëshin që u takon nga privatizimin i ndërmarrjeve shoqërore.

Për këtë shqetësim të kryesindikalistit Arifi, ka një arsyetim kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani.Sylejmani në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë mungesa e gjyqtarëve ka bërë që grumbullohen këto lëndë.

Edhe pse kanë bërë kërkesë për shtim të numrit të gjyqtarëve kjo iu është pamundësuar ngase ligji për Dhomën parasheh vetëm 20 gjyqtarë, sa edhe janë aktualisht.“Gjykata përballet me një mungesë të gjyqtarëve dhe me mungesë të stafit profesional dhe administrativ. Aktualisht i kemi 20 gjyqtarë prej të cilëve janë 11 vendorë dhe 7 ndërkombëtarë. Ne kemi kërkuar zgjerimin e stafit. Ne e kemi një pengesë ligjore për rritje të numrit të gjyqtarëve. Ligji aktual për Dhomën e Posaçme e ka kufizuar numrin e gjyqtarëve në 20”, ka sqaruar ai.Vetëm nga vitet paraprake Dhoma e Posaçme ka trashëguar 21 581 lëndë, kurse për gjashtë mujorin e parë të këtij viti 20 gjyqtarët e saj kanë arritur që t’i zgjidhin 1 340 lëndë.

“Dhoma e Posaçme përballet me një ngarkesë shumë të madhe me lëndë dhe kjo ngarkesë është trashëguar nga vitet e mëhershme. Kemi lëndë të bartura nga vitet paraprake 21 581 lëndë, të pranuara gjatë gjashtë muajve të këtij viti kemi 963 lëndë, që do të thotë, në punë i kemi 22 544 lëndë. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë zgjidhur 1 340 lëndë, ndërsa të pazgjidhura aktualisht i kemi 21 204 lëndë.

70 për qind e këtyre lëndëve janë padi kreditore dhe në fushën e likuidimit dhe numri i tyre sillet rreth 14 539 lëndë”, tha ai, raporton EO.Problem tjetër në zgjidhjen e këtyre lëndëve gjyqtarëve të Dhomës po ju paraqet edhe se numër të madh të ankesave janë jashtë territorit të Kosovës, sidomos në Serbi dhe komunikimi me ta ka qenë shumë i vështirë.

“Tek lista e punëtorëve kemi probleme nganjëherë të natyrës, po i quaj të natyrës proceduralo juridike, të cilat pengojnë në zgjidhjen e shpejt të këtyre lëndëve, ku kemi një numër të madh të ankuesve që janë jashtë territorit të Kosovës, pra ankuesit të nacionalitetit serb që aktualisht janë me vendqëndrim në Serbi, me të cilët kemi pengesa në komunikim, kemi telashe në komunikim të dorëzimit të vendimeve, ftesat të cilat shkaktojnë zvarritjen e lëndës, tek ne nuk ka mundësi të zgjidhet pjesërisht një listë e punëtorëve pa u zgjidhur tërësisht ankesat e punëtorëve të një ndërmarrje të caktuar”, u shpreh kryetari Sylejmani.Sipas Sylejmanit, me këtë dinamikë të punës dhe me stafin aktual edhe për së paku 10 vjet nuk do të kenë mundësi që të përfundojnë lëndët që kanë në punë, madje nëse nuk pranojnë lëndë të reja fare.

“Me këtë dinamikë të punës dhe me këtë staf dhe me këto resurse njerëzore që ne i kemi neve na duhen së paku 10 vite do të na duheshin që ti zgjidhim këto lëndë për të arritur ta quajmë në zero, pra nëse nuk pranojmë asnjë lëndë tjetër megjithse dhoma cdo ditë pranon lëndë të reja”, ka thënë kryetari Sylejmani.

Sylejamni ka sqaruar se të gjitha ankesat që vijnë në Dhomë e sidomos ato për ndarjen e 20% për punëtorët, mjetet nuk mund të ndahen nga AKP-ja pa kaluar anesa të dy shkallët e vendimmarrjes në Dhomë. Një përqindje e 20 për qindëshit edhe ndahet te AKPja ndërsa pjesa e mbetur që ndalet ajo nuk ndahet derisa nuk zgjidhen ankesat tek ne.“…20% që ndahet nga procesi i privatizimit nuk ndahet nësa ka ankesa në Dhomën e Posacme përderisa ato ankesa nuk zgjidhen tek ne në të dy shkallët, tek kur të merret vendimi përfundimtarlidhur me ato ankesa atëherë krijohet mundësia që të iu shpërndahet 20% nga AKP-ja.

Në fakt ata një 80% të 20% ata e marrin mirëpo pjesën e mbetur nuk mund ta marrin përderisa nuk zgjidhet ankesa në Dhomën e Posaqme. Tek ankesat nga listat e punëtorëve, në punë i kemi 2251 ankesa, për këta gjashtë muaj i kemi zgjedhur 525 ankesa.Dhoma e Posacme ekskluzivisht merret me ankesat gjatë procesit të privatizimit të ndërrarrjeve shoqërore të administruara nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP), që nga viti 2011.