Dera e burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc pritet të hapet në çdo moment ku pritet që të lirohet nga paraburgimi kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.
Avokati i Lushtakut, Arianit Koci tha për KosovaPress se të gjitha procedurat kanë përfunduar për lirim dhe në çdo moment pritet lirimi i Sami Lushtakut nga paraburgimi.
Gazetarët e KosovaPress-it që gjendet para burgut në Gërdoc raportojnë se është edhe djali i tij Mërgimi.
Gjykata Supreme sot liroi Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli./KosovaPress/