Rajon & Botë

Në Bosnjë e Hercegovinë shënohet rasti i parë i koronavirusit

Koronavirusi mbërrin edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Në Bosnje dhe Hercegovinë u konfirmua rasti i parë i koronavirusit, raporton N1.

Instituti për Shëndetësi Publike të Republikës Serbe do të japin informata më të detajuara në konferencë për medie.

Me rastin e konfirmimit të rastit të parë të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-2019) në Republikën Serbe, ministri etnik i shëndetësisë dhe mbrojtjes shëndetësore Alen Sheraniq do t’i drejtohet publikut në një konferencë për medie në Institutin për Shëndetësi Publike të Republikës Serbe.

Në adresim do të merr pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit ë Institutit për Shëndetësi Publike të RS Branisllav Zalkoviq, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Klinike Universitare të RS Vlado Gjajiq dhe kryetari i Banjallukës Igor Radojiçiq.

the authorGazetaKNN