Aktuale

Në Berlin flamuri i Kosovës ulet në gjysmështizë për Vokrrin

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ulur flamurin në Gjysmështizë qysh të shtunën në mbrëmje.

Pos në Kryeqytetin e Gjermanisë edhe në misionet Diplomatike të këtij shteti në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë në kujtim të Fadil Vokrrit.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, në profilin e tij në Tëitter mes tjerash ka shkruar për Fadil Vokrrin:
“Një njeri i madh i sportit, një njeri i madh i Kosovës, la tokën për të shkuar në Amshim dhe Përjetësi. Pusho i qetë #FadilVokrri”, ka shkruar Cufaj. /Lajmi.net/