Gjyqi i dhjetë ish-trupave të Ushtrisë Jugosllave për masakrimin e 188 fshatarëve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999 u shty për herë të dytë pasi dëshmitarët nga Kosova nuk u paraqitën në gjykatë.
Seanca e ditës së hënë në Gjykatën Speciale të Beogradit shtyhet sepse dy dëshmitarët shqiptarë të Kosovës nuk u paraqitën të dëshmonin pasi misioni i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX, nuk mund të garantonte siguri për udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit serb, tha kryetari i trupit gjykues.
“Ata nuk u paraqitën sot, duke qenë se për shkak arsyesh teknike EULEX nuk mund të garantonte shpurë për dëshmitarët,” tha në gjykatë kryetari i trupit gjykues Vladimir Duruz.
Duruz e programoi seancën e ardhshme për më 17 dhe 18 tetor.
Kjo është hera e dytë që gjyqi shtyhet pasi dëshmitarët shqiptarë nuk paraqiten në gjykatë.
Në seancën e fundit dëgjimore në korrik, dy të mbijetuar kyç të sulmeve refuzuan të dëshmonin, duke pretenduar se ishin tradhtuar nga gjykata serbe, e cila ata thanë se s’mund të vinte drejtësi për këtë çështje.