Aktuale

Në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gracë të Vogël të Lipjanit kanë humbur jetën dy persona. KosovaPress mëson së të vdekurit në këtë aksident janë vëlla e motër, Riad dhe Gentiana Emini, 19 dhe 22 vjeç. Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me aksidentit në të cilin ishin të përfshira tri automjete në lëvizje, automjeti Mercedes që drejtohej nga i dyshuari, automjetit WV Golf V që drejtohej nga viktima dhe automjetit KIA CEED që drejtohej nga viktima. Sipas Policisë , si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit Mercedes dhe një pasagjere –viktima anë pësuar lëndime të rënda dhe nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Në aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë pasagjerë katër meshkuj dhe një femër, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar, i cili besohet se ka shitur produktet e një firme, me ç’rast ka dëmtuar këtë të fundit me vlerë prej 10 mijë euro.

Këtë sipas policisë, i dyshuari e ka bërë këtë në bashkëpunim me një shok po ashtu të dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me një shok –të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, kanë tërhequr para dhe kanë shitur produktet e një firme ku punonin pa i evidentuar duke e dëmtuar firmën në vlerë rreth 10 000 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë /KosovaPress/