Aktuale

Në aksidentin ku humbi jetën 32 vjeçarja, lëndime të rënda kanë pësuar edhe tre fëmijë

Në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku një femër ka humbur jetën, lëndime kanë pësuar lëndime edhe tre fëmijë.

Sipas policisë e drejtuesja e veturës ishte aksidentuar, ku ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.

“Drejtuesja dhe tre pasagjer; dy fëmijë meshkuj K-shqiptar dhe një femër K-Shqiptare kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në QKUK. Si pasoj e lëndimeve viktima femër ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion ,rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/