Në kuadër të Festivalit Albanian Dance Meeting, Në AAB Teatrin “Faruk Begolli” do të jepen dy shfaqje: “Refleks” 35′ dhe “Votë” 40′.
“Refleks” 35′
– Koncepti & Koreografia: Gjergj Prevazi
– as/ koreograf dhe interpretues: Akreoma Saliu & Fjorald Doci
– Muzika: Glinka, Ethno music project, Inner dark Companion, Bajofondo
Për çdonjërin nga ne, vitet e fëmijërisë reflektojnë në jetën tonë tashmë të maturuar , me imazhet, dyshimet, kurreshtjen, komplekset, mohimet e pohimet, momentet që duam të rizgjojmë dhe ato që përpiqemi t’ i strukim në një qoshe të memories…..
Akreoma Saliu dhe Fjorald Doci, kanë vendosur që përjetimet e forta të fëmijërisë së tyre, krejt të ndryshme nga njëri-tjetri, t’ i bëjnë publike nëpërmjet një performance artistike.
Shfaqja dhe tematika e saj, kërkojnë në labirinthe të imta të memories dhe përjetimeve personale të gjithsecilit nga ne në skenë e në audiencë.
“Votë” 40′
-Regjia & koreografia: Gjergj Prevazi
– Idea: Rosela Pellicciotti, Robert Noa, Mellisa Beqovic
– Muzika: Jerico, Elian Duni, Rene Audry
– Interpretojnë: Akreoma Saliu, Fjorald Doci, Mellisa Beqovic, Robert Noa, Rosella Pellicciotti
Tematika e kësaj dance performance mbështetet në realitetin shqiptar te këtyre 25 viteve të fundit. Korrupsioni që fillon nga manipulimi i votës, pushteti, krijimi i idhujve të rinj në politikë, mungesa e hapësirave për të rinjtë, depresioni, dhuna, etj., janë përditshmëria jonë, fenomene e dukuri që përballemi në çdo segment të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar.
Shfaqja ndërlidh gjuhë të ndryshme shprehëse artistike, sinteza e të cilave e bën në një: dansin, muzikën, fjalën, imazhin.
Biletat për Albanian Dance Meeting do te shfaqen dy shfaqje “Refleks” 35′ dhe “Votë” 40′ në Teatrin AAB-së ” Faruk Begolli” janë në shitje nga sot, çdo ditë pune: 9:00 – 17:00 në biletoren e AAB-së.
Çmimi i biletës për repriza 3€ (1€ për kategoritë si studentë, pensionistë, veteranë etj.)
Për të rezervuar biletat mund të thirrni në 045/100742
(Rezervimi i biletave vlen deri në orën 16:00 të ditës së shfaqjes)