Aktuale

Në ​Durrës grabitet një kantinë vere

Tre persona me maska kanë hyrë në një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit këtë mëngjes.Ata kanë lidhur rojen e më pas janë larguar duke marrë me vete kasafortën.

Për të ikur nga vendi i ngjarjes kanë përdorur furgonin e biznesit të cilin grabitën.

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre, por bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.