Aktuale

Ndryshojnë masat e lëvizjes në Kosovë: Mund të lëvizni 3 orë në ditë, para dhe pasdite

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se masat e lëvizjes kanë ndryshuar, me ç’rast është shtuar koha e daljes.

Ai ka thënë se tani do të jenë dy orare të lëvizjes, para dhe pas dite, me nga tri orë.

“Faza e parë është nga 4 maj deri më 18 maj. Mund të lëvizjet nga 3 orë, para dhe pasdite”, ka thënë Vitia.

Ai ka thënë se nga 18 maji do të ndryshohet sërish masat, të cilat thotë se varen nga situata.