Temperatura është rreth 40 gradë celsius dhe dy ditë më pas bie më pak se 30 gradë dhe anasjelltas.
Kjo ndodhë rrallë herë dhe diskutimet gjithmonë janë se çfarë ndikimi ka ndryshimi i tillë i temperaturave në shëndetin e njeriut?
Megjithëse nuk ka një evidencë të saktë lidhur me këtë, ndryshimet drastike të temperaturave kanë ndikim negativ në shëndet, transmeton Indeksonline.
Ftohjet, gripet, rënia e imunitetit janë disa nga problemet që shkaktohen nga rënia apo ngritja drastike e temperaturave.
Pikërisht në ndryshimet e tilla të temperaturave, ndodh shfaqja e lartpërmendur e problemeve shëndetësore.
Çfarë mund të bëjmë?
Megjithëse nuk është diçka konkrete që mund të bëjmë në raste të tilla, është mirë të përpiqemi të qëndrojmë të hidratuar duke konsumuar shumë lëngje dhe mbi të gjitha më shumë pemë dhe perime./Indeksonline/