Aktuale

Ndryshim drastik i motit, ulje temperaturash dhe reshje bore

Sot dhe gjatë fundit të javës në vend parashihet të ketë mot kryesisht të vranët, ndërkaq nga mesi i javës së ardhshme parashihet ulje temperaturash dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të sillen nga 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 10-13 gradë celsius.

Edhe fillimjava e ardhshme pritet të shoqërohet me temperatura të ngjashme.

Ndërkaq nga dita e mërkure temperaturat pritet të nryshojnë, ku do të bien deri në -7 dhe gjithashtu parashihet reshje bore.