Rajon & Botë

Ndotja e ajrit në disa qytete të Maqedonisë deri në dhjetëfish mbi të lejuarën

Derisa banorët e kryeqendrës dhe qyteteve më të mëdha në Maqedoni ngulfaten nga ajri i ndotur, autoritetet kompetente dhe opozita përplasen mes vete për masat që duhet ndërmarrë për uljen ne ndotjes. Qyteti i Shkupit zgjidhjen mes tjerash e sheh edhe përmes ndryshimeve në Ligjin për automjetet dhe etiketat ekologjike, ndërsa opozita këtë hap e konsideron si goditje të fortë ndaj shtresës më të varfër në vend, raporton Alsat-M.
“Kemi ndërmarrë më shume se 27 masa intervenuese që nuk kanë qenë të ndërmarra më herët, për fat të keq nuk ekziston zgjidhje që mund të jetë momentale. Vitin e kaluar mund të themi se kemi dal nga kompetencat tona, Qyteti I Shkupi sjelli ligjin për automjetet për klasifikimin e tyre si ekologjik ose jo. Qyteti I Shkupit ka hapur sistemi energjetik të ngrohjes me qëllim që të fillojmë me gazifikim dhe marrjen e rrjetit për ujë të ngrohtë. Shfrytëzimi I transportit alternativ, subvencionimi për ngrohjen e shtëpive me mjete tjera për ngrohje përveç se me dru”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar I Qytetit të Shkupi

“Numër shumë i vogël i automjeteve ose vetëm automjete e atyre që mund këtë t’ua lejojnë do të pajisen me etiketë të gjelbër. Kjo masë e tyre drejtpërdrejtë është e drejtuar kundër klasës së mesme në vend dhe kundër të varfërve, sepse veturat e tyre nuk mund të etiketohen me etiket të gjelbër. Ato njerëz me muaj të tërë nuk do të mund t’i shfrytëzojnë veturat e tyre nuk mund të lëvizin dhe funksionojnë lirshëm në jetën e përditshme. Qindra njerëz nuk do të mund të shkojnë në punë, tek mjeku dhe tek të afërmit e tyre. Pra shumë numër i vogël i automjeteve do të mund të kenë etiketë të gjelbër, tha Vllatko Gjorçev,deputet I VMRO-DPMNE-së.

Mbrëmë stacionet matëse në Kumanovë, Strumicë dhe Manastir treguan vlera enorme të ndotjes së ajrit. Në Kumanovë ka qenë 5 herë mbi nivelin e lejuar, në Strumicë 4 herë ndërsa në Manastir stacioni matës tregonte prezencën e 193 grimcave PM10 për metër kub. Sot koncentrim i lartë i grimcave PM10 janë regjistruar në rajonin e Shkupit, në Rekorat, Karposh,Qendër. Në Kumanovë 10 herë mbi nivelin e lejuar kanë qenë prezent grimcat PM10. Kufiri i lejuar të grimcave PM10 është 30 mikrogram për metër kub.

the authorBurbuqe Metolli