Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, prej tyre 13 kanë qenë me të lënduar dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë me fatalitet.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1220 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona të dyshuar, prej të cilëve 10 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./FaktePlus