Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 74 aksidente trafiku, prej tyre 28 kanë qenë me të lënduar, por fatmirësisht nuk ka pasur aksidente fatale.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 14574 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 15 persona të dyshuar, të cilët janë në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus