Aktuale

Ndodhën 41 aksidente trafiku, u gjobitën mbi 1000 shoferë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, prej tyre 17 kanë qenë më të lënduar, por fatmirësisht nuk ka pasur aksidente fatale.

E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, janë shqiptuar gjithsej 1084 gjoba.

Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nëntë persona të dyshuar, gjashtë nga ta janë duke e mbajtur deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë, kurse dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.-