Në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë është kërcënuar një person.
I njëjti ka njoftuar policinë se gjersa ishte duke ecur në rrugë, një person i panjohur nën kërcënim të armës së zjarrit i ka grabitur 5 euro.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, përcjell lajmi.net.
Nuk raportohet për të lënduar dhe njësit policore janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/