Aktuale

Ndodh edhe kjo, shtylla elektrike në mes të rrugës

Çudirat në Kosovë nuk kanë të ndalur. Shtylla elektrike është lënë në mes të rrugës e cila është asfaltuar në komunën e Fushë Kosovës.

Kjo rrugë e cila është rregulluar javëve të fundit, ka lënë në mes shtyllën elektrike duke mos e larguar atë.

Nuk dihet nëse është bërë kërkesë apo jo në KEDS për largimin e asaj shtylle nga rruga.

Por, këtë shtyllë elektrike qytetarët do ta shohin për çdo ditë në mes të rrugës. /FaktePlus