Nuk thonë kot që çudia zgjatë tre ditë, dhe po del të jetë shumë e vërtetë. Nëse më parë ishte çudi që ish të dashurat e një personazhi të takoheshin në një vend, sot edhe shkojnë në ditëlindjet e njëra tjetrës.
PIkërisht Marina Vjollca që sot gëzon epitetin si gruaja e reperit Getoar Selimi ka vendosur që mbrëmë të marrë pjesë në ditëlindjen e Elvana Gjatës për të cilën dikur është thënë që ka qenë e dashura e reperit Gheto Geasy, ani pse romancë kurrë e konfirmuar.
Marina Vjollca ka qenë e pranishme në ditëlindjen e Elvana Gjatës e shoqëruar nga motra e saj Luana Vjollca.